Shabani fitoi thellë në Bresanë, Kryeziu në Brezne, Shajnja befasoi

Zgjedhjet lokale tashmë kanë përfunduar dhe fitues në Dragash është Shaban Shabani nga PDK, por ende mungon zyrtarizimi nga KQZ për shkak të disa ankesave nga LDK.

Në raundin e parë Selim Kryeziu nga LDK kryesoi me 188 vota ndaj Shaban Shabanit të PDK-së, por kandidati i PDK-së e përmbysi epërsinë dhe pas numërimit të gjitha votave dhe fitoi garën me 270 vota epërsi.

Opojasot.com ka nxjerrë disa statistika për fshatrat e Opojës se si kanë votuar për kandidatët në të dy raundet.

Ndër rezultatet më surprizuese është ai i Shajnes ku kandidati i LDK-së nga një epërsi prej 123 votave që kishte në raundin e parë, arriti ta ruaj epërsinë në vetëm 45 vota duke humbur rrjedhimisht 78 vota.

Kryeziu ka rritur epërsinë në fshatin e tij Brezne për 56 vota, ndërsa Shaban Shabani ka fituar edhe më bindshëm në fshatin e tij Bresanë duke  shtuar epërsinë për 29 vota./Opoja Sot