SHBA dhe Danimarka japin 24 mijë euro grante për banorët e Dragashit

Byroja e Popullsisë, Refugjatëve, dhe Migracionit e Departamentit Amerikan të Shtetit, përmes partnerit të saj implementues Këshillit Danez për Refugjatë, shpallë thirrje për aplikim për grante për Skemën e Grantit Rural të Përbashkët, i cili synon të ndihmojë të kthyerit në Komunën e Dragashit.

Përshkrimi i skemës së grantit

Skema e Grantit Rural të Përbashkët synon të mbështes propozimet bujqësore që ndihmojnë grupet e të kthyerve dhe komunitetin pranues/përfitues të përmirësojnë ri-integrimin social dhe ekonomik të të kthyerve në Kosovë.

Grantet janë në dispozicion për të mbështetur propozimet të cilat mbulojnë aktivitetet bujqësore.

Shuma totale e granteve

Shuma maksimale në dispozicion e grantit(granteve) në Komunën e Dragashit është 30,000 Dollarë, ekuivalent në Euro (përafërsisht 24,100 EURO).

Do të mbështeten minimum 20 familje/amvisëri.

Nuk ka shumë minimale të përcaktuar për grantin e dhënë.

Kriteret për aplikim

Aplikacionet mund të dorëzohen në formë individuale ose të përbashkët (si grup);

Grantet do të përkrahin së paku 70% të kthyerve, të cilët janë kthyer nga viti 2010 ose më vonë;

Grupet e përbashkëta të të kthyerve mund të bëhen partner me familjet e komunitetit pranues apo bizneset e regjistruara;

Ato do të mbulojnë:

Blerjen e fidaneve/farave për pemë apo perime

Blerjen e lëndës së parë dhe asaj të konsumit

Promovimin dhe brendimin e aktiviteteve bujqësore

Blerjen e makinerisë dhe pajisjeve në bazë të kritereve për përzgjedhje

Blerjen e materialeve për renovim apo ndërtim të hapësirave të nevojshme për implementimin e aktiviteteve bujqësore

Granti nuk mbulon shpenzimet lidhur me pagat, qiranë dhe pajisjet e dorës së dytë (përdorura). DRC do të sigurojë të gjitha materialet apo pajisjet në emër të aplikuesve të suksesshëm bazuar në propozimet e tyre.

Kriteret e ndarjes së grantit:

Grantet do të jepen në bazë të prioriteteve në vazhdim:

Fizibilitetit dhe Qëndrueshmërisë së Biznesit

Propozimet prej të cilave përfitojnë numër më i madh i familjeve

Propozimet prej të cilave përfitojnë personat e pambrojtur duke përfshirë gra, persona me nevoja të veçanta dhe të rinjtë

Propozimet që ofrojnë 10% bashkë-financim nga përfituesit ose Komuna

Procesi i aplikimit:

Për të ndihmuar me procesin e aplikimit, dy takime informuese dhe takime për shkrimin e propozimeve për biznese do të mbahen. Format e aplikimit do të jenë në dispozicion në takime dhe përmes ZKK-së.

Sesioni informues dhe trajnimi 1 Data: 20 Shkurt 2018

Ora: 11:00

Vendi: Ndërtesa e Komunës, Salla e Takimeve, Dragash

Sesioni informues dhe trajnimi 2 Data: 27 Shkurt 2018

Ora: 11:00

Lokacioni: Ndërtesa e Komunës, Salla e Takimeve, Dragash

Aplikuesit e interesuar duhet të marrin pjesë së paku në njërin prej takimeve, në mënyrë që të mirren parasysh.

Pjesëmarrësit që marrin pjesë, do të kenë mundësinë për tu regjistruar për grantin për të cilin janë të interesuar dhe për këtë do të marrin ndihmë direkte për plotësimin e formularit për aplikim.

Afati i dorëzimit të aplikacioneve Data: 06 Mars 2018

Lokacioni: Zyra e ZKK, Ndërtesa e Komunës, Dragash

Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhën Serbe, Shqipe apo Angleze, tek zyra e ZKK. Aplikacionet duhet të jenë të kompletuara dhe dokumentacioni mbështetës duhet të jetë i bashkangjitur, në mënyrë që të merret parasysh më tutje. Aplikacionet duhet të jenë të mbyllura në një zarf dhe ta marrin letrën e konfirmimit të dorëzimit të dorëzuar nga ZKK.

Njoftimi për dhënien e grantit Mars 2018

Aplikuesit do të njoftohen për dhënien e grantit me shkrim dhe do t’i nënshtrohen një procedure të verifikimit para shpërndarjes së grantit.