Shënohet 8 Marsi – Dita e Gruas në Dragash

Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Dragashit dhe me pjesëmarrje të nënkryetarëve dhe drejtorit të Shëndetësisë, u organizua 8 Marsi – Dita e Gruas, shkruan Opoja Sot.

Në këtë organizim u diskutua mbi nevojat, kërkesat e grave dhe çështje të ndryshme të barazisë gjinore të grave në Komunën e Dragashit.

Ndër të tjera gratë dhe vajzat e të gjitha institucioneve sot kërkuan funksionalizim të çerdhes së fëmijëve, funksionalizim të gjinokologjisë – punësim të një mjekeje grua dhe gruaja në vendimmarrje. /OpojaSot.com