Shoqata e Afaristëve të Dragashit urë lidhëse biznes-komunë

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve të Dragashit, Shpetim Kamberi, i shoqëruar nga nënkryetari Burim Piraj dhe anëtarë të tjerë të shoqatës janë takuar me kryetarin e komunës së Dragashit Shaban Shabani.

“Anëtarë e shoqatës janë pritur në takim nga kryetari i komunës Shaban Shabani të cilit iu prezantuan disa objektiva të shoqatës. Nga kryetari i komunës u dha informacioni se për shoqatën është ndarë një hapësirë e cila do të shfrytëzohet për aktivitetet e shoqatës, njëkohësisht do të jetë dhe urë lidhëse me shoqatës dhe komunës. Njëkohësisht kryetari premtoi edhe mbështetje për aktivitetet e shoqatës, dhe edhe një here u zotua se nuk do të mungoj bashkëpunimi mes komunës dhe shoqatës”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Afaristëve të Dragashit./RTK