Shpallet kandidatura e dytë për të parin e  Vetëvendosje-s në Dragash

Ish-kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr, Samidin Dauti, ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës së VV-Sharr.

Në janar të këtij viti kandidaturën për të parin e VV-së në Dragash e kishte shpallur edhe kandidati tjetër Ibrahim Ajupi.

Lëvizja Vetëvëndosje deri vonë ka qenë e koncentruar vetëm në qendra të mëdha urbane, ndërsa së fundmi është shtrirë në të gjithë Kosovën.

Tanimë edhe në Dragash do të jetë një subjekt i strukturuar ku do të hyjë në zgjedhje të brendshme partiake./OpojaSot.com

Njoftimi i plotë i qendrës së VV në Dragash

Ish-kandidati për kryetar të komunës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, Samidin Dauti, ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës tonë.

Deri më tani dy kandidat kanë përgatitur platformën për kryetar të qendrës : Ibrahim Ajupi dhe Samidin Dauti.

Qendra jonë ka filluar me strukturim të tërësishëm dhe po bëhet gati për zgjedhje të brendshme, sepse deri më tani ka funksionuar me grup punues.