Shpallet kandidatura e parë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash

Lëvizja Vetëvendosje në dhjetor të vitit që sapo lamë pas ka shpallur zgjedhjet e brendshme në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm.

Siç e dimë tashme për kryetar të këtij subjekti politik kandidaturën ka shpallur deputeti më i votuar në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa sot Ibrahim Ajupi ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr.

Ajupi ka treguar arsyet dhe ambiciet e tij edhe përmes një shënimi ne profilin e tij në Facebook, që ne po u japim të plotë më poshtë./opojasot.com

Shënimi i plotë

Te nderuar qytetarë,

Në Lëvizjen VetëVendosje për herë të parë jam angazhuar në vitin 2010.

Për mua lëvizja VetëVendosje ishte, është dhe do të jetë zgjidhja e vetme për një të ardhme të ndritur të vendit tonë.

Në zgjedhjet e fundit lokale isha pjesë e listës se kandidatëve për asamble komunale.Edhe pse ndër më të votuarit, fatëkeqësisht nuk arrita që të jem pjesë e asamblesë komunale.

Duke qenë se kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për kryetar të qendrave dhe duke parë nevojën për marrje të përgjegjësisë në këtë përpjekje për të realizuar kauzën dhe idealin tonë unë para komisionit zgjedhor do të paraqes kandidaturen time për kryetar te qendres se Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr.

Unë do të shpalos platformën time para anëtarëve të kryesisë, me anë të së cilës mendoj se do të arrihen synimet tona për t’ia kthyer dinjitetin edhe komunës së Sharrit, duke marrë 3 shembujt më të mirë të mundshëm: -Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.

Sinqerisht,
Ibrahim Ajupi