Studentët e “Ukshin Hotit” po solidarizohen me Gentianën

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të përkrahur edhe nga profesorët e kësaj vatre arsimore, po vazhdojnë me aksionin e grumbullimit të mjeteve financiare për shërimin e koleges së tyre, Gentiana Qafleshi, e cila është prekur nga një sëmundje e rëndë dhe që shërimin e ka gjetur jashtë shtetit.

Këta studentë po përkrahen edhe nga dekanët, në mesin e të cilëve është edhe dekani i Fakultetit Juridik, Arif Riza, i cili Gentianën e ka bashkëvendëse.

Këta studentë janë shprehur se nuk do të ndalen, derisa të mblidhen paratë e nevojshme për shërimin e Gentiana Qafleshit nga Bellobradi i Opojës.

Vlen të theksohet se aksioni po organizohet nga e mbarë shoqëria jonë, kudo që ata ndodhen. Në veçanti janë sensibilizuar të rinjtë e Bellobradit, të cilët po trokasin derë më derë që Gentës t’ia sigurojnë mjetet financiare për shërim jashtë vendit./Radio Sharri