EKSKLUZIVE: ‘Opoja Sot’ transmeton aksionin e dorëzimit të armëve te Shumaria

Në shtator të vitit 1998 kur lufta në disa zona të Kosovës tashmë kishte filluar me intensitet të lartë, policia serbe kishte thirrur kryepleqtë e fshatrave të Opojës dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-së për t’u dhënë një mesazh.

Ata kishin porositur të parët e fshatrave që të mbledhin banorët që përfaqësojnë dhe t’u kërkojnë të dorëzojnë të gjitha armët që kanë.

Opoja Sot ka siguruar pamje të pa transmetuar më parë, që do të fillojë t’i transmetoj në një të ardhme shumë të afërt.

Në video shihen kryetarët e fshatrave duke raportuar te Shumaria në Zym para ushtrisë serbe për dorëzimin e armëve. /OpojaSot.com