Takohen administratorët e Testit të Maturës

Në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit, drejtori i Arsimit i shoqëruar nga zyrtarë komunal për arsim kanë takuar administratorët të testit të maturës nga Dragashi.

Drejtori i Arsimit, duke ju drejtuar mësimdhënësve që do ta administrojnë testin e maturës shtetërore porositi mësimdhënësit që të jenë të përgjegjshëm dhe t’i kryejnë obligimet e marra në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai në fjalën e tij gjithashtu tha se “duhet të dëshmohemi edhe në këtë proces shumë të rëndësishëm të administrimit të testit të maturës, ne i kemi kaluar dy prova para maturës shtetërore si testin PISA dhe testin e arritshmërisë së klasëve të 9-ta ku me angazhimin e përbashkët të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe zyrtarëve arsimor kemi qenë komunë shembull në organizim”. /Opoja Sot/