Talenti opojar në prova te skuadra bullgare e futbollit

Futbollistët kosovar po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, duke u bërë protagonistë në shumë klube me zë në Evropë por edhe më gjerë.

Rrugën e tyre synon ta ndjek edhe talenti nga Bellobradi, Behar Rifaj, i cili është ftuar në prova te skuadra bullgare ‘PFC Litex Lovech’.

Skuadra bën pjesë në ligën e dytë profesionale të Bullgarisë dhe ka gjasa serioze që sezonin e ardhshëm të ngjitet në Ligën e Parë.

Rifaj luan si mbrojtës anësor dhe ka qenë pjesë e FC Opoja (Liga e Parë), Liria (Superligë) dhe së fundi edhe te Rahoveci (Liga e Parë).

21 vjeçari është duke u stërvitur te ‘Litex’ ku të shtunën pritet të luaj ndeshjen e tij te parë. /Indeksonline