Të shtunën do të ketë ndërprerje të rrymës në disa vende të Dragashit

Të shtunën do të ketë ndërprerje të rrymës në disa vende të Dragashit

KEDS-i, të premten, ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike për qytetet e Kosovës për disa nga ditët e ardhshme.

Ndërprerje rryme do të ketë edhe në Dragash, transmeton Opoja Sot, njoftimin e KEDS-it.

Më 09.12.2017 në NS 35/10 kV Dragashi do të ndërprehet.

Dalja 10 kV Dragashi II  (Kodi:3036003) prej orës 11:00 – 11:30 dhe 15:30-16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. e Dëshmorëve, rr. e Restelicës, rr. e Brodit, rr. e Radeshës, KFORI, afariste: Motel Meka, “Shtëpia e Kulturës”, Radio Sharri dhe Policia.

NS 10/0.4 kV Dragashi 3  (Kodi:30036003005) prej orës 11:00-16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët e NS Sharri 3.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin Dragashi./Opoja Sot