AS Travel Club shpërblehet me çmimin ‘Superbrands Kosovo 2017’

Agjencioni turistik ‘AS Travel Club’ është shpërblyer me çmimin ‘Superbrands Kosovo 2017’ për fushën e turizmit, pas një pune e cila është vlerësuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe nga opinioni i masës së gjerë, njëjtë sikur kompanitë tjera prestigjioze kosovare.

Çmimi ‘Superbrands Kosovo 2017’

Me një traditë të gjatë në turizëm ‘AS Travel Club’ ka arritur të rrëmbej këtë çmim prestigjioz, shkruan Opoja Sot.

‘AS Travel Club’ është themeluar në vitin 1999 me pronar Flamur Bahtijari, me prejardhje nga fshati Blaç.

Pronari Flamur Bahtijari duke e pranuar çmimin ‘Superbrands Kosovo 2017’

Si veprimtari kryesore të kompanisë janë ofrimi i avio-bileta, rezervime hoteli, vetura me qira, udhëtime për organizata, ngjarje dhe mbledhje. /OpojaSot.com