Tri vjet Kryetar, Kryeziu: Keqardhje që nuk ja dolëm ta kthejmë LDK-në në pushtet

Kryetari i LDK-së dega në Dragash, Selim Kryeziu, para tri viteve erdhi në krye të Degës.

Në këtë përvjetor, ai në një shënim në rrjetet sociale u është drejtuar qytetarëve dhe simpatizantëve të LDK-së me një mesazh. /Opoja Sot/

Postimi i plotë i kryetarit të LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu

Të dashurit e mi!
Më 16 maj, tri vite më parë, Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Dragash, më zgjodhën kryetar të Degës.
Në këto tri vite jam përpjekur të bëjë më të mirën për Degën tonë. Nuk besoj se angazhimi im ka munguar gjat kësaj periudhe e as edhe rezultatët.
Të dashurit e mi!
Unë, Ne, nuk ja dolem ta kthejmë LDK-në në pushtet. Normale që për këtë më vjen keq. Më vjen keq që nuk ja dolem të bëjmë një Qeveri lokale të përgjegjshme, të ndershme; një Qeveri më me dinjitet e profesionalizëm.
Dua që më këtë përvejtor të vogël, t’ua rikujtoj rezultatet e arritura gjat këdaj periudhe. Ne në këto tri vite ja kemi dalur të jemi parti e parë në zgjedhjet Paralmentare të qershorit 2017, pas dhjetë viteve; ja kemi dalur të jemi të parët edhe në raundin e parë në zgjedhjeve lokale, të tetorit 2017, ja kemi dal të jemi të parët edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve nëse llogarisim këtu votat e komunitetit shumicë, pra, votat shqiptare.
Të dashurit e mi!
Ju të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve. Nuk e kam në plan ta përsëris atë atë që e kam thënë disa herë. Një gjë të cilën tani e dinë të gjithë qytetarët e Dragashit. Më duhet të them vetëm se edhe vullneti i komuniteti jo shumicë ishte për ne, për LDK-në. Janë individ të caktuar nga ky komunitet, individ të shantazhuar e ndoshta edhe të kërcënuar nga Qeveria qendrore e Kosovës dhe ajo e Serbisë, kërcënim e shantazh të cilën ata pastaj e bartën te qytetarët dhe e pamundësuan kthimin e LDK-së në pushtet.
Thash se më vjen keq që s’ja dolem. Këtë e them në plan të përgjithshëm. Në rrafshin individual a personal unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për faktin se tri herë kam dalur në zgjedhje si kryetar Dege dhe tri herë kam fituar besimin tuaj. Ky fakt më bënë të mbaj kokën lart, por edhe më jep forcë për të vazhduar më tutje. Ky fakt më bënë ta dua më shumë këtë vend dhe këta njerëz. Më bën ta dua më shumë vendlindjen time Opojen.
Të dashurit e mi!
Faleminderit për mbështetjen! Unë e ndjej obligim të përulem sot, në këtë ditë, para Jush dhe para Zotit.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Opojen dhe Dragashin, në këtë muaj të shejtë! Bekuar qofshin për sot e për mot!
AMIN !