Turizmi, kritikohen institucionet lokale të komunës së Dragashit

Kryetari  i NISMA Socialdemokrate në Dragash, njëkohësisht ligjerues universitar, Fatmir Halili, ka shprehur shqetësimin për mungesën e investimeve në turizëm pavarësisht resurseve që ka komuna e Dragashit.

Halili ka kritikuar institucionet lokale për orientimin e investimeve vetëm për interesat e grupit të caktuar dhe jo për të mirën e qytetarëve që jetojnë në këtë trevë.

Postimi i plotë i Halilit

Të nderuar miq,
Opoja është një nga trevat e Kosovës që ofron pamjet më të bukura në katër stinët e vitit.

Është për keqardhje mungesa e investimeve për të zhvilluar turizmin sezonal, që do të ishte shumë rentabil për qytetarët e kësaj treve.

Mundësit e vetme për të mos u zbrazur fshatrat e Opojës, mbetet zhvillimi i turizmit, dhe blegëtoria dhe bujqësia.

Mungesa e promovimit të bukurive natyrore, tregon qasjen që kanë institucionet lokale të komunës së Dragashit, dhe artikulimi i politikave lokale vetëm për interesat e grupit të caktuar dhe jo për të mirën e qytetarëve që jetojnë në këtë trevë.