Turneu Humanitar ‘Opoja për Gentianën’

Ndihmat për shërimin e Gentiana Qafleshit po vijnë në forma të ndryshme, opojanët janë të vendosur ta ndihmojnë familjen Qafleshi në çdo formë të mundshme.

Sot në QRS Qendresa filloi turneu humanitar ‘Opoja për Gentianën’ i cili u organizua nga disa lojtar të KF OPOJA dhe grumbulloi plot 40 ekipe, duke u bërë kështu edhe turneu më i madh sportiv i mbajtur ndonjëherë në trevën tonë! ‘Turneu më i madh i organizuar ndonjëherë në trevën tonë.

Ndeshjet

Sporti dhe Humanizmi të bashkuar në një stadium, për një kauzë!’ ishte postimi i Ditëlind Reshitit, iniciatorit të këtij turneu, i cili së bashku me shokët e ekipit dukeshin të kënaqur me pjesëmarrjen masive në këtë turne.

Turneu vazhdon edhe ditën e dielë me ndeshjet e rundit të dytë dhe të tretë. /Opoja Sot