Vatan dhe ambasada turke në Kosovë, shtruan iftar në Dragash

Partia gorane Vatan me ndihmën e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kilic, organizoi një iftar për 250 persona në Hotelin Meka, Dragash.

Usmen Balxhi, iu uroi Ramazanin të pranishmëve, duke ju dëshiruar ti kalojnë këto ditë me paqe dhe rehati në familje, ndërsa u lut që All-llahu të pranoj agjërimin e tyre.

Ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kilic tha se Turqia dhe Kosova janë dy vende mike dhe se Turqia gjithmonë do të ndihmojë të gjitha komunitetet në Kosovë në ndërtimin e një shoqërie multietnike.

Përveç ambasadores, në iftar morën pjesë përfaqësues nga TIKA, përfaqësues të institutit Yunus Emre, komandanti i KFOR-it turk, ministri Mahir Yagcilar, ministri Rasim Demiri, kryetar i komunës së Dragashit Shaban Sabani, nënkryetari Sherif Aga etj./Opoja Sot/