Para dhjetëra shikuesve në stadiumin “ Përparim Thaçi” në Prizren, në prag të fillimit të stinorit pranveror ,  të enjten, skuadra e Vëllazërisë së Zhurit dhe ajo e Opojës, anëtare të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, kanë zhvilluar një duel kontrollues.

Fituese e takimit ishte skuadra e Vëllazërisë duke mposhtur opojanët me rezultat 3 : 1. Pjesëloja e parë u përshkrua me një lojë ku për disa nuanca zhurjanët ishin më të mirë në fushë, duke shënuar dy gola përmes , Agon Badallit dhe Hadid Krasniqi.

Në pjesën e dytë të takimit u zhvillua një lojë e barabartë, ku u panë edhe dy gola në të dyja anët. Për zhurjanët shënoi , Ibrahim Gavazaj, ndërsa për skuadrën e Opojës realizoi, Nadir Flugaj.

Për të dyja skuadrat, ky ishte një test i mirë për të parë formën dhe përgatitjen e lojtarëve për vijimin e kampionatit. Ndryshe, Vëllazëria i zhvillon garat në në Grupin B të Ligës së Dytë, ku pas sezonit vjeshtor radhitet e 13-ta në tabelën e klasifikimit, ndërsa skuadra e Opojës është anëtare e Grupit A të këtij rangu garash, dhe në prag të vazhdimit të kampionatit ajo zë pozitën e 12-të./tvprizreni