Veseli në Dragash: Mos ta nënvleftësojmë situatën, koalicioni nuk na garanton fitoren!

Kryetari i PDK-së njëherësh edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Dragashin ku është takuar me strukturat e PDK-së në komunën tonë.

Veseli u është drejtuar të pranishmëve me një fjalim rasti duke i ftuar ata të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kërkuar vota për kandidatin Shaban Shabani.

Veseli ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse të mos vazhdoj qeverisja e PDK në Dragash, dhe kjo sipas tij të bëhet për hirë të qytetarit.

Kadri Veseli
Kadri Veseli u drejtohet me një fjalim Strukturave të PDK-së në Dragash

Kryetari i PDK-së, ka thënë se megjithatë fitorja kalon nga dora e qytetarëve dhe nuk duhet ta nënvleftësojmë situatën.

Sipas Veselit, Shaban Shabani nuk mundë ta fitoj garën i vetëm dhe kërkoi mbështetje nga strukturat dhe qytetarët e pranishëm në tubim që të gjejmë mënyrat për të sjellë fitoren në Dragash. /Opoja Sot

Ndiqeni fjalimin e tij në videon e mëposhtme

https://web.facebook.com/OpojaSot/videos/145234292772366/