Vetëvendosje- Dragash: Keqpërdoruesit e projektit të stadiumit 80 mijë eurosh do të dërgohen në Prokurori

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dragash, përmes një njoftimi ka paralajmëruar për keqpërdorime të mundshme gjatë ndërtimit të stadiumit të qytetit në Dragash.

Sipas këtij subjekti politik, posa të filloj punën asambleisti tyre Laurat Krasniqi, do të kërkohet dosja e tenderit 80 mijë eurosh, e cila deri më tani nuk ka qenë publike./Opoja Sot

Ja njoftimi i plotë

Stadiumi i qytetit të Sharrit. Për këtë projekt komuna gjatë vitit 2017 i ka leshuar 80.000€ dosja e tënderit nuk është publike. Në momentin e parë që përfaqësuesi jonë fillon me punë në asamble komunale do ta kërkoj dosjen e tënderit. Ne kemi dyshime se në këtë projekt kanë ndodhur keçperdorime. Përgjegjësit do të dërgohen në Prokurori.