Vetëvendosje i jep ultimatum kryetarit Shaban Shabani

Lëvizja Vetëvendosje – Sharr ditë më parë kishte publikuar dokumente ku dallohet manipulimi që i është bërë nënshkrimit të kryetarit të Komunës, Shaban Shabani, me ç ‘rast një organizatë joqeveritare kishte përfituar fonde.

Në një njoftim të këtij subjekti politik, gjatë ditës së mërkurë raportohet se Kryetari e ka pranuar faktin se nuk ka pranuar fonde nga kjo organizatë dhe emri i tij është përdorur nga organizatorët e kësaj gare, me qëllim përfitimin e të mirave materiale.

VV i bën thirrje kryetarit rastin e njëjtë ta dërgoj në prokurori, përndryshe paralajmërojnë se do të detyrohen ti padisin të dy palët.

Kryetarin do ta padisin për mos gatishmëri të zbardhjes së rastit dhe organizatorin për keqpërdorim të të dhënave të qytetarëve të komunës tonë./opojasot.com

Sulmet ndaj asambleistit Laurat Krasniqi

VV qendra në Dragash, ka njoftuar se pas publikimit të këtyre dosjeve, përfaqësuesi i saj në Kuvendin Komunal, Laurat Krasniqi ka marrë kërcënime, dhe po i bëhet presion edhe familjes së tij.

Vetëvendosje po ashtu u ka bërë thirrje subjekteve politike opozitare që të mos heshtin për këto problematika.