Vetëvendosje publikon dokumente, tregon si u manipulua nënshkrimi i Shabanit

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Dragash ka filluar të zbuloj një sërë dokumentesh nga Komuna e Dragashit për veprime të dyshimta që janë bërë gjatë viteve të kaluara.

Të shtunën ky subjekt politik ka publikuar një listë ku disa qytetar  kanë përfituar pagesa në vlerë prej 30 euro, si kujdestar të një aktiviteti kulturor.

Në mesin e përfituesve ishte edhe kryetari i komunës Shaban Shabani, dhe zyrtarë të tjerë.

Mirëpo disa qytetarëve edhe pse emri u figuron në listë ata janë deklaruar se nuk i kanë marrë paratë.

Nga ajo që sot ka publikuar Vetëvendosje, vërehet dallimi i nënshkrimit të kryetarit Shaban Shabani në dy dokumentet e ndryshme./opojasot.com

Më poshtë po e japim të plotë njoftimin e Vetëvendosjes për këtë dukuri