Vetëvendosjes në Dragash i shtohet anëtarësia

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje në qendër po përballet me disa largime të figurave të saj, në qendrën e Dragashit po ndodh e kundërta.

Kjo së paku sipas një njoftimi të lëshuar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje- Sharr.

VV- Dragash njofton se 57 anëtar të rinj i janë bashkuar subjektit të tyre dhe se interesimi për tu bërë pjesë e organizatës është i madh.

Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Dragashit, përfaqësohet për herë të parë me delegatin Laurat Krasniqi./OpojaSot.com