Video: Në Restelicë/ Dragash ekspozita, defilimi i qenve të Sharrit, kafshëve shtëpiake, e produkteve vendore

Dje, më datë 31 dhjetor 2017, në Restelicë të Dragashit (trekendshi kufitar Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) është mbajtur ekspozita, defilimi i qenve të racës së Sharrit, kafshëve shtëpiake (kuaj, lopë, dema, dele, dhi, viça) dhe produkteve vendore (djath, gjizë, bylmet, mish bio).

Përveç vizitorëve nga Restelica/ Dragashi,  në këtë ekspozitë kishin ardhur qindra dashamirët e kafshëve nga tërë Kosova, Shqipëria dhe mërgimtarë nga Diaspora.

Ekspozuesit ishin kryesisht nga Restelica. Kultivuesit e kafshëve nga stallat e tyre nxorën dhe ekspozuan lopët më të mira, delet dhe kuajt, sikurse qent e racës së Sharrit për të cilët Restelica është e njohur gjithandej brenda dhe jashtë Kosovës.

Juria përzgjodhi më të mirën e të gjitha llojeve të kafshëve, ndërsa tri vendet e çdo lloji kafshësh shtëpiake fituan çmimet.

Çmimet për delet më të mira i fituan blegtorët:
1. Šuaip Balje
2. Gafur Doda

Çmimet për lopët më të mira i fituan blegtorët:
1. Jusuf Bajrami
2. Zebur Šuke
3. Ferat Hodža

Çmimet për kuajt më të mirë i fituan blegtorët:
1. Ferit Bazda
2. Osman Aga
3. Beadin Muška

Juria kishte vështirësi në përzgjedhjen e qenve më të mirë të racës së Sharrit.

Vendi i parë u fitua nga qeni i Sharrit që është në pronësi të Tair Poreka, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë u takoi qenëve në pronësi të Samim Aga, Dželal Balja dhe Ferit Bazda.

Shfaqja u shoqërua nga tingujt e surleve dhe tupanëve tradicional, me lojëra e valle burrash.

Kjo ekspozitë u organizua nga Nesim Hoxha dhe aktivistët që punojnë në promovimin e rajonit.

Restelica e Dragashit në Kosovë është fshat me shtëpi moderne, me rrugë të asfaltuara dhe kufizohet me zonën turistike të Shishtavecit/ Kukës/ Shqipëri, dhe malin e Korabit (Shqipëri)./opojasot.com