Viti 1998 kur në Dragash e Mejdan protestohej në përkrahje të UÇK-së dhe Drenicës

Kosova ka kaluar periudha të vështira në historinë e shtet formimit të saj.

Masakrat e viteve ‘98-’99 në Drenicë kishin tronditur edhe banorët e Opojës, të cilët kohë pas kohe kishin organizuar demonstrata gjithë popullore në përkrahje të zonave të prekura nga lufta.

Intelektuali Bejtullah Rakipi ka publikuar disa foto historike të atyre të atyre tubimeve.

Në një foto shihen disa qindra demonstrues teksa protestonin në Mejdan “në përkrahje të UÇK-së dhe Drenicës” siç shkruan autori.

Protesta 1998, Dragash

Ndërsa në foton tjetër shihen “qytetaret e Opojës në protestën gjithë popullore me 1998 në Dragash”, ku dallohet ish deputeti i Kosovës, dëshmori Ruzhdi Berisha./Opoja Sot