Viti 1998, përfaqësuesit e Blaçit para ushtrisë serbe [Video]

Ashtu si edhe fshatrat tjera të Opojës edhe Fshati Blaç ishte thirrur nga MUP-i serb për të raportuar nësë ky fshat posedonte armë.

Përfaqësuesit e fshatit, Bilall Faiku dhe Ramadan Nebiu, me 7 shtator 1998 duke folur te Shumaria para ushtrisë serbe thanë se fshati nuk ka armë dhe nuk ka ndonjë organizim të armatosur.

Ushtria serbe pasi “merr garanci” se nga Blaçi nuk po përgatitet ndonjë sulm ndaj MUP-it dhe Jugosllavisë i le të lirë përfaqësuesit e fshatit.

Në sekuencën e ardhshme OpojaSot.com do të transmetojë raportimin e përfaqësuesve të Zaplluzhes, ku dorëzohen edhe dy pistoleta.
Na ndiqni dhe mos humbisni këto sekuenca të rralla. /OpojaSot.com