Viti 1998, raportimi i përfaqësuesve të Kuklibegut para MUP-it serb (Video)

Mëngjesi i 7 shtatorit të vitit 1998 në orën 09:48 përfaqësuesit e fshatit Kuklibeg i kishte gjetur te vendi i quajtur Shumaria në Zym.

Për banorët e Opojës që kanë jetuar atë kohë, ky vend ishte i frikshëm, sepse aty ishin të vendosura njesitet policore dhe ushtarake të Serbisë.

Ishte radha e Kuklibegut për të paraqitur raportin e tyre para MUP-it serb nëse dikush nga ky fshat kishte dorëzuar ndonjë armë.

Opoja Sot ka paraqitur videot e shumicës së fshatrave të Opojës teksa ishin thirrur në biseda informative nga MUP-i serb.

Ditët në vijim do të transmetojmë edhe përfaqësuesit e fshatrave tjerë duke raportuar të Shumaria./Opoja Sot/