VV-Dragash publikon dokumente të reja: Komuna ka paguar 520 euro për vaj

Lëvizja Vetëvendosje – Sharr, vazhdon të publikoj dokumente se si është shpenzuar paraja publike në Komunën e Dragashit ndër vite.

Në një dokument të publikuar së fundmi, ky subjekt ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve që Komuna e Dragashit ka bërë në vitet 2015, 2016 dhe 2017, shkruan Opoja Sot.

Përpos shpenzimeve tjera që secili mundë t’i gjykoj vetë, Vetëvendosje nënvizon një shpenzim jo të zakonshëm që është bërë në vitin 2015.

Bëhet fjalë për 520 euro të shpenzuara për vaj, e që Lëvizja Vetëvendosje dyshon që i përket Garës së Pehlivanëve ku edhe më parë kishte raportuar për afera korruptive. /OpojaSot.com

Më poshtë shënimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje – Sharr

Shpenzimet e komunës së Sharrit për vitet 2015, 2016 dhe 2017

Të nderuar qytetarë të komunës së Sharrit, në këtë fotografi janë të paraqitura shpenzimet e komunës tonë, të kategorizuara si në foto.

Përveq shumë dyshimeve tjera të keqpërdorimeve, ajo qe po bie në sy është se në vitin 2015 janë përdorur 520.30€ per vaj. Shtrohet pyetja: – çka ju dasht komunës ky vaj?, dhe a po vërtetohen pretendimet tona se nëse i njejti është përdorur për garën e pelivanëve, ky aktivitet ka qenë i korruptuar për gjatë viteve.

Me ardhjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në kuvendin komunal të Sharrit, po dalin në pah shumë keqpërdorime, thuajse në cdo projekt të realizuar ekzistojnë të tilla.

Ne nuk ndalemi, e faktikisht me mosndaljen tonë parandalohet krimi dhe parregullësitë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sharr, 2018