VV kërkon llogari për 10 mijë eurot donacion RTK-së, kjo e fundit bën reportazh në Gore

Donacioni prej 10 mijë euro që Komuna e Dragashit i ka dhuruar RTK-së për shërbime të komuniteteve ishte debat i fushatës zgjedhore për zgjedhje lokale 2017, shkruan Opoja Sot.

Por blerja e kamerës dhe pajisjeve tjera të IT nuk po kalon edhe këtë mandat pa u debatuar.

Asambleisti i Vetëvendosjes Laurat Krasniqi ka shkruar se rregullorja e parasheh që donacione kryetari ka të drejtë t’i ndaj deri në 2,000.00 € (dymijë euro).

Sipas Krasniqit këtu kemi shkelje të ligjit, interpretimin e të cilit do e kërkojmë në gjykatë.

E këtë javë RTK, ka realizuar një reportazh në Gore, duke “arsyetuar” pajisjet që i ka dhuruar Kumuna e Dragashit./Opoja Sot/