Zëvëndëskryeministri Fatmir Limaj qëndroi në Dragash

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Komunën e Dragashit.

Ai pati një takim me strukturat e partisë në Dragash, ku më pas bënë edhe një foto të përbashkët para shtatores së Adem Jasharit, në sheshin me të njëjtin emër.

  Inaugurohet rruga që lidh Krushevën me Shishtavecin

“NISMA Socialdemokrate vazhdon të fuqizohet dhe të rritet çdo ditë, sepse ne punojmë me sinqeritet, dhe punojmë për të ndryshuar trendet negative të shoqërisë”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë kryetari i kësaj partie dega në Dragash, Fatmiri Halili. /Opoja Sot/