Zëvendësministri Krasniqi zyrtarizon: Qeveria ndau buxhetin për rrugën me tre korsi Zhur- Dragash

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka “zbuluar” tri projektet që janë paraparë të mbështeten nga Qeveria e Kosovën nga buxheti i vitit 2019.

Zëvendësministri nga Brezna ka shkruar se pjesë e këtij buxheti do të jetë edhe rruga rajonale, Rehabilitimi (sipas projektit me Tre Korsi) Zhur- Dragash (Zaplluxhe)- Brod!

Gjithashtu, sipas Krasniqit buxheti është ndarë edhe për ndërtimin e rrugës Brezne (Liqeni) – Trokan – Brrut dhe Xërxë- Pllajnik, këto dy projekte pritet që të fillojnë këtë vit për të vazhduar në vitin 2019.

Kujtojmë ditë më parë, zgjerimin e rrugës Zhur- Dragash e kishte përmendur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një vizite në Dragash.

Postimi i Mevludin Krasniqit

Sot, Qeveria e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2019!

Pjesë e këtij buxheti është edhe Rruga Rajonale, Rehabilitimi (sipas projektit me Tre Korsi) Zhur- Dragash (Zaplluxhe)- Brod!

Gjithashtu, buxheti është ndarë edhe për projektet Brezne (Liqeni) -Trokan dhe Xërxë- Pllajnik, këto dy projekte pritet që të fillojnë këtë vit për të vazhduar në vitin 2019!

Mos të harrojmë, punëve të mira t’u themi punë e mbarë!/OpojaSot.com