Zyrtari i LDK-së në Dragash nënkupton për një marrëveshje të fshehtë LDK-Vetëvendosje

Kryetari  i forumit të LDK-së në Dragash Vetim Ramadani, ka reaguar menjëherë pas nënshkrimit të dy koalicioneve që PDK-ja nënshkroi së fundmi me AAK-në dhe AKR-në.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka lënë të kuptohet se LDK ka fituar mbështetjen e Vetëvendosjes për garën e balotazhit që do të mbahet të dielën.

Ai po ashtu ka shkruar se po shantazhohet Adem Hodza nga partia gorane, JGP sepse ka akuzë për përdhunim, dhe se kryesia e AAK-së kishte vendosur pro LDK-së, por Selami Saiti nënshkroi me PDK-në. /Opoja Sot

Ja postimi i tij i plotë në Facebook

#DeriKUR??!!
=Ndaj Partisë JGP=
📌Shantazhohet Adem Hodza(sepse ka akuzë për përdhunim)
📌Dëmtohet vetura e kandidatit për kryetar, Admir Šola.

= Nga Koalicioni VAKAT=
📌Usmen Baltzi ia sjell nga Maqedonia në mënyrë klandestine 313 vota kandidatit Shaban Shabani.
📌Usmen Baltzi shpërblehet zv.ministër për gjesin e bërë.
📌Serif Aga dëmtohet me numër votash dhe prapë duhet të hyjë me PDK-në sepse i kanë premtuar këshilltar në një ndër ministritë fantome.
📌Edhe pse goditet fizikishtë anëtari i kryesisë së VAKAT edhe atë në zyre të kryetarit Jonuzi,prapë duhet përkrahë PDK-në.

= Ndaj Partisë AAK=
📌Edhe pse nuk ua dhanë dy drejtori komunale.
📌Edhe pse asnje kompetencë të nënkryetarit nuk ua lanë.
📌Edhe pse kryesia e degës vendosi ProLDK.
📌Në fund shantazhohet edhe me prishjen e qeverisë për të “shpëtuar” PDK-në në Dragash.
📌E për më keq, marrëveshjen e nënshkruan SALIM JONUZI, e këta thirren në qeverisje me njerëz të rinjë.

Përfundimishtë, me kismet të Zotit me 19 Nëntor do të votojmë #me✌️ dhe #me ❤️…

#Nëntori_MuajiiNdryshimit