Ish-agjenti shqiptar: Agim Çeku këmbënguli se sulmi duhej të bëhej edhe nga Dragashi (Video)

Ish-agjenti shqiptar, Dilaver Goxhaj në një intervistë për RTV Dukagjinin ka dhënë detaje të padëgjuara më parë rreth operacionit “Shigjeta” në të cilin morën pjesë edhe shumë ushtarë nga Opoja.

Goxhaj ka treguar për planin që kishte përgatitur UÇK-ja për të shpërthyer kufirin nga Dragashi, transmeton opojasot.com.

“Mua Bislim Zyrapit dhe Komandant Drinit na dhanë detyrë të përgatisim frontin nga Morina e Tropojës deri në Dragash”, tregon Goxhaj.

Ai thotë se kërkesa e Agim Çekut ishte që sulmi të bëhet edhe nga Dragashi.

“Ne, duke u bazuar në të dhënët e mediave menduam se kanë ardhur rreth 10 mijë forca, dhe Agim Çeku këmbënguli se sulmi duhej të bëhej edhe nga Dragashi, mirëpo ishte një dimër i madh atë kohë”.

Anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, tha se urdhëruam Tahir Sinani n që të dërgonte një skuadër në Dragash që të vëzhgonte si ishte situata.

“Urdhëruam Tahir Sinanin të dërgojë një skuadër në Dragash dhe të shikojë sa është trashësia e borës dhe a mund të luftohet dhe sulmohet nga ky drejtim. Ata u kthyen pas një jave nga Dragashi dhe aq shumë borë kishte sa që ishte e pamundur të luftohet në Dragash”, tregon më tej Dilaver Goxhaj, duke shtuar se “…Atëherë mezi u bind Agim Çeku që të hiqnim dorë nga Dragashi”./OpojaSot.com